Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Historia e   ilirve...
Pellazgët
Mijëra vjet më parë Pellazgët kanë banuar në territorin e brendshëm dhe malor të Gadishullit Ilirik (sot Gadishulli Ballkanik), si edhe në zonat pranë territorit maqedonas dhe shtet-qyteteve greke. Pasardhësit e Pellazgëve janë Ilirët.
Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me lidhje gjaku 100% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore ne Europë, USA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike dhe arkeollogjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët
Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone,
Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir
te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre
pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire,
kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca
Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga
perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem Grek
njofton se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe
Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge
(domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe
Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e
adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk
mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht,
por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane
banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata
gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget
njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me
vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne
mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros
tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te
konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e
shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan
ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet
permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet,
Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate
te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.Greket krijuan koloni
ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres
si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan
vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre
kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin
me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat
prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura
gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e
kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe
plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u
urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria
Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te
Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore
perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga
nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro
vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen.
Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro
perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro
aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje
duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore.
Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga
republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja
kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por
me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje
grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne
koke dhe e la te vdekur.
Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai
u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte.
Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke,
perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote
sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder
tyre duke pushtuar Greqine.
Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj
rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e
mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi
deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me
Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e
Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat
u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne
Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke.
Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne
Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine
tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe
Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti
trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe
Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen
perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit
Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo
Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat
e tyre Kunder Kartagjenes.
Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume
sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh
vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta.
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren
e saj Triteuta.
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per
arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve
romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne
Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo
bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re.
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te
shkaterrimit.
Teuta ishte mbretëreshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.. Duke qënë gruaja e parë dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit të rritur te Agronit (që e kishte me gruan e dytë),ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë,duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s.
Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë,pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit.Janë vetëm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Vërtete Teuta e mori drejtimin e shtetit në një periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si koloni nga romaket).
Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi: "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke.
I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.
Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz, Dhimiter Fari,i predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda .Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj, por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme, e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e vitit 228, mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku".Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik. Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari. Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror, ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.
Arkeologët maqedonas po shkatërrojnë dëshmitë historike të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Në Kalanë e Shkupit, ku së fundmi janë zbuluar vendbanime ilire dhe shumë objekte që dëshmojnë se ky territor është banuar nga fise ilire, arkeologët po përdorin një metodë të pa përdorur ndonjëherë gjatë gërmimeve arkeologjike të këtij lloji. Po gërmohet me buldozerë, gjë që rrezikon shkatërrimin e objekteve, ndërsa në një tjetër zonë arkeologjike ilire, në Pllaoshnik të Ohrit, qeveria maqedone financon ndërtimin e një universiteti, duke shkatërruar të tjera dëshmi historike.

Prej gjashtë muajsh në kalanë e Shkupit vazhdojnë gërmimet arkeologjike sipas një projekti dy vjeçar të financuar nga qeveria e Maqedonisë. Një projekt që kushton2 milionëe 250 euro, ku vetëm në pjesën e parë të punimeve janë vënë në dispozicion 950 mijë euro. Janë duke punuar mbi 300 specialistë dhe çuditërisht të gjithë maqedonas.

Mungesa e specialistëve nga Shqipëria apo Kosova u shoqërua me reagime nga ana e lëvizjes "Zgjohu" në Maqedoni, e cila zhvilloi një numër të madh protestash, drejtuar ministrit të Kulturës dhe trupit Diplomatik në Maqedoni. Ata kërkuan që në gërmimet arkeologjike në kalanë e Shkupit të ketë arkeologë nga Shqipëria dhe Kosova pasi në këtë territor, që në kohët më të lashta janë gërshetuar shumë kultura dhe kanë jetuar fiset ilire të dardanëve. Çka u vërtetua që në ditët e para të gërmimeve, ku u zbulua shtëpia ilire dhe objekte të tjera ilire, të cilat datonin me shek. III p.e.s.

Por kjo kërkesë e Lëvizjes "Zgjohu", e cila përbëhet nga shoqëria civile shqiptare në Maqedoni, nuk u mor parasysh dhe kërkimet u zhvilluan vetëm maqedonasit. Shumë shpejt, fill pas zbulimit të shumë objekteve ilire në Kalanë e Shkupit, pikërisht në këtë zonë me vlera të veçanta, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore të Maqedonisë, Pasko Kuzmank, duke shfrytëzuar dhe paaftësinë e drejtuesve të Ministrisë së Kulturës në Maqedoni, filloi të kryejë kërkime në këtë zonë me buldozer.

Kur ka parë këtë situatë dramatike, kundër çdo kriteri të kërkimit arkeologjik, historiani Ramiz Avdyli ka shprehur menjëherë shqetësimin e tij. "Nuk mund ta fsheh tmerrin që kam përjetuar, kur kam parë gërmime vandaliste që nuk zbulonin kulturën e lashtë, por e shkatërronin atë", - tha për "Shekullin" Avdyli. Të njëjtat skena makabre të shkatërrimit të gërmimeve arkeologjike ka parë para pak ditësh edhe Drejtori i Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë z Myzafer Korkuti. "Kjo është e tmerrshme. Këto kërkime me buldozerë janë shumë larg standardeve arkeologjike. Kjo mënyrë largon objektet nga orgjinaliteti", - tha ai.

Sipas prof. Korkutit, kjo punë që kanë bërë kolegët e tij maqedonas për gjashtë muaj, normalisht bëhet për 10 vjet me studiues të shkollave të ndryshme dhe kjo është normale nëse kërkon të zbulosh artefakte. "Në Maqedoni me këtë metodë janë shkatërruar krejt këto vlera unikale të lashtësisë", - vazhdon Korkuti. Në bazë të konventave ndërkombëtare që i ka nënshkruar edhe Maqedonia, nuk lejohen kërkime arkeologjike, pa studiues të fushave të ndryshme dhe të shkollave të ndryshme.

Ndërkaq, Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Arifikmet Xhemaili, mundohet të qetësojë situatën. "Arkeologëve nuk iu pëlqeu metodologjia e punës dhe kjo nuk është një vërejtje kapitale, por vetëm metodologji që mund të përmirësohet në të ardhmen",- theksoi ai .

Ndërkohë në lokalitetin Pllaoshnik të Ohrit qeveria maqedonase ka dhënë 6 milionë euro, për të ndërtuar një universitet. Ajo njihet si një zonë e njohur arkeologjike, ku kanë jetuar Desaretët (fis ilir ) dhe ku janë zbuluar shumë objekte arkeologjike. Burime pranë ekzekutivit, thonë se "ndërtimi i Universitetit do të bëhet aty, pasi është pjesë e parëndësishme arkeologjike".

"Ne historianët shqiptarë në Maqedoni dyshojme se qeveria e Maqedonisë nuk ka synim me anën e gërmimeve që të nxjerri të vërtetën por të shbëjë kulturën iliro- arbërore në Kalanë e Shkupit. Jo pa qëllim ajo pengon të marrin pjesë në gërmime arkeologët nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ata morën një mësim të mirë nga kalaja e Ohrit, ku u zbulua se Ilirët dhe Dardanët kanë qënë këtu", - thotë historiani Ramiz Avdyli.

Ndërkohë që edhe kryetari i shoqatës së Historianëve në Maqedoni, Nebi Dervishi, mbështet të njëjtën ide. "Qeveria e Maqedonisë ka dhënë një buxhet të majmë për gërmime arkeologjike, por me buldozerë dhe qëllimi është jo të zbulohet kultura e lashtë ilire, por të shkatërrohet ajo kulturë që toka e ka ruajtur për mijëra vjet. Vetëm shkenca arkeologjike e Maqedonisë përdor buldozerë për zbulime arkeologjike. Është e qartë, këto kërkime kanë si qëllim që të zhbëjnë historinë", - ka theksuar ai për gazetën "Shekulli".
Të Gjitha   këto   para   ishin të kohë së ilirve qe jan gjetur tash nga arkiologët   ...
Ajo ne te djathte i perket shekullit te 6-te para eres sone   " ilirët "
Nje perkrenare ilire e gjetur diku ne Bosnje
Mburoje ILIRE ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane !