Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Historia   e   Kalaje's Në   Artana   (ish-Novobërd)
Historia e Artanes   ( ish Novobërda )
Novobërda si vendbanim i fortifikuar antik dhe mesjetar në burimet e shkruara historike   përmendet me emra   të ndryshëm si: Nouvo Monte ,Neu Berg , Nuovo Monte , Argentina , dhe Novobrd.
Së pari   përmendet me emrin   "Nouvo monte" qysh ne vitin 1326.   Disa shkenctar mendojnë se këtu   duhet kërkuar edhe qytetin antik   të   Mbreteris   Dardane   të quajtur " Damastion" .   Kulminacioni i zhvillimit ekonomik dhe politik e arrin në shekullin   XVI-14   dhe   XV-15 me zhvillimin e   minierës   së   novobërdës   e   cila ishte e   pasur me minerale   të arit , plumbit , dhe zinkut . Sipas disa   të   dhënave të asaj kohe   në vitin 1450, miniera   e   novobërdës   prodhonte   afër   6,000 Kg   Ari   në vit .   Si qendër e rëndësishme   e xehtarisë   e pasur me xehe të plumbit   dhe argjendit . Zhvillimin më të hovshëm ekonomik e arriti në fillim të   shekullit   XV-15 , si një   ndër qytetet   më të mëdha   në   evropën   juglindore   që   numëronte   deri në 50,000   banor .   Zhvillimi   i   xehtarisë   i kontribuan   saksonët   minatorë   ndërsa   zhvillimit   të trektis popollata   vendase,   venedikasit   ,   hebrejtë   e   raguzanët   në   veqanti.   Novobërda   mesjetare përbëhej   nga   qyteti   i sipërm i quajtur   "Citadela " , "Varoshi i poshtëm " , dhe   "Paralagjet " .  
Citadela   ngrihej   në   kodrën   me   lartësi   mbidetare 1124 m .   Dhe   mbizotronte   rrethinën .   Përbëhej   nga muret e larta rrethuse dhe gjatë kullave ovale të organizuara   në dy kulla në jug dhe lindje .   Nga ana lindore dhe juglindore   rrethohej nga paralagjet . Gërmimet jo sistematike arkeologjike gjat periudhes   1951-2003   kan realizuar me ndertime të objekteve të ndryshme   arkitektonike   si objekt   kulti fetare , shtëpi banimi si artifakte arkiologjike e në paqarsis , stoli   ari e argjent etj...   gjithashtu në novoburd jan gjetur fragmente   të qeramikës   dhe monedha bronzi të periudhave të ndryshme   që   nga periudha e bronzit , hekurit nga shekulli - III-3 DHE   IV-4   para eres së re . E   gjith kjo tregon se qyteti ishte ngritur   mbi bërthamen e një vendbanimi apo qyteti antik .Në mesin e objekteve të shekullit   XIV-14   shquhet katerdalja   apo bazilika e ndërtuar   mbi themelet e tembulli   antik nga shekulli   IV-4   para eres së re . Pasurit e minieres   në evrop të asaj kohe u shfrytëzua nga perandoritë   e kohes   duke filluar nga ajo romake , bizantine dhe osmane që mundësuan shkatrrimin dhe dobësimin   e novobërdës   qysh në shekullin   XVII-17 .   Posaqerisht pas luftes austriake-osmane   në vitin 1689   filluan   shpernguljet   masive   të banorëve   nëpër   vende të ndryshme si në   turqi , maqedoni dhe qytetet tjera të kosoves:Gjilan ,Prishtin, Prizeren , Vushtrri , dhe Mitrovic   .   Arsyet kryesore së banorve përmenden   kushtet   e vështira   ekonomike , faktorët   e ndryshëm politik si dhe dimrat e gjat dhe të ftohtë .♥
SULMUESIT   E   HUAJ   PLAÇKISIN   TRASHIGIMINË   E   Artane's   ( ish   Novobërda )
Roja e Kalasë së Novobërdës raporton në polici se gjatë vizitës së objekteve kulturo- historike të Kalaja ka vërejtur se persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të gurëve në kompleksin e Kalasë. që janë në mbrojtje të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore Historike me seli në Prishtinë. Sasia e gurëve që janë vjedhur janë 1,5-2m³. Njësiti patrullues dhe ai i hetimeve të krimit kanë dal në vendin e ngjarjes për të mbledhur gjurmë dhe kanë filluar hetimin e rastit.


Raste të fundit të kërkuesve të thesarëve në Novobërde zbulon mbrojtjen e dobët të pikave historike.
Nga Alma Lama në Prishtinë
Katër zyrtarë të policisë së UNMIM-ut janë kapur gjoja duke kërkuar thesar arkeologjik në kalanë mesjetare të Novobërdes në lindje të Kosovës.
Një burim i UNMIK-ut tha se anëtarët e Njësitit Polak Special të Policisë, PPSU, të bazuar në Mitrovicë, ishin duke përdorur detektorë metali dhe gërmuar gropa brenda mureve të qytetit të vjetër të minierës mbi të cilën kalaja është ndërtuar.
Gjithashtu i njohur si Mali Argendaria, Novobërdo është rajon i pasur me minerale. Në kohërat mesjetare, minierat e argjendit në qytet kanë krijuar pasuri të madhe, duke tërhequr shumë gjermanë.
PPSU nuk ka konfirmuar raportin dhe komandanti i njësitit nuk ishte në dispozicion për koment. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Neeraj Singh, tha se çështja ishte “nën hetim”. Në vitin 1960 autoritetet Jugosllave emëruan Novobërden si vend të mbrojtur me rëndësi të posaçme. Sot, simbole në anglisht, shqip dhe serbisht tregojnë se Novobërdo është vend i mbrojtur.
Por roja e kalasë, shqiptari Islam Vllasaliu i cili konfirmoj burimin e UNMIK-ut, tha se kjo nuk ka ndaluar policët për të gërmuar për tri orë.
“Unë i thash atyre në shqip se ndalohej gërmimi në kështjellë, por ata më injoruan,” ai tha.
Pasi ata nuk mund të mirreshin vesh, roja thirri Shërbimin Policor të Kosovës dhe i ofroj atyre celularin e tij, në mënyrë që ata të flasin drejtëpërdrejtë me SHPK
Ai tha se kur zyrtarët e SHPK-së arritën në vendin e ngjarjes policët e UNMIK-ut refuzuan të dorëzojnë gjërat e zbuluara, përfshirë monedha metalike. Haxhi Mehmetaj, drejtori Institutit për Mbrojtje të Pasurisë Kulturore në Muzeun e Prishtinës, e cila mbikqyrë Novobërdën, tha se gjërat e vjedhura nuk i janë kthyer muzeut.
Mehmetaj tha se monedhat e metalit mund te kenë pasur ndonjë vlerë, derisa gjërat e tjera mund të kenë “rëndësi të madhe arkeologjike.”
Veli Bytyqi, nga ministria e kulturës së Kosovës, tha se ky rast zbulon çështje të rëndësishme rreth mbrojtjes së pasurisë arkeologjike të Kosovës.
“Autoriteti i zyrtarëve në krye të mbrojtjes së pasurisë kulturore nuk po rrespektohet,” ai tha. “Rasti i rojes së Novobërdes dhe policëve të UNMIK-ut është një shumbull.” Ekspertët e kulturës ankohen se gjërat rregullisht zbulohen dhe shiten. Mehmetaj tha se ai dinte për “dhjetëra” objekte të mbledhura nga ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e UNMIK-ut, shpesh me bashkëpunimin e zyrtarëve vendor.
Ai i tha Raportit të Krizave në Ballkan, BCR, se kishte informata se sulmuesit kohëve të fundit kishin zbuluar një copë të artit Ilir rreth 2000 të vjetër nga një pikë afër Korishës, afër Prizrenit, dhe kanë shitur këtë tek një koleksionist austriak.
Pikat arkeologjike të kohës romake në Ulpianë, afër Prishtinës, dhe Gllamnik, në Podujevë janë shpesh në shënjestër, tha Mehmetaj.
Edhepse ligji i Jugosllavisë mbi mbrojtjen e pasurisë kulturorore, i aprovuar në vitin 1978, aplikohet në Kosovë, askush nuk i ndalon kërkuesit ilegal të thesareve dhe kontrabandimi i objekteve arkeologjike bëhet në mënyrë të hapur. Xhemalj Novobërda, shtëpia e të cilit gjindet afër mureve të Novobërdës, thotë se ai shpesh vëren vjedhje të tilla.
“Unë shoh njerëzit duke ardhur natën dhe gërmuar për të gjetur gjëra të vjetra,” tha ai për BCR. Mehmetaj tha se vjedhja ka filluar para se marrjes së administratës së Kosovës nga UNMIK-u , posaçërisht në vitet e fundit të qeverisjes serbe.
“Shumë objekte arkeologjike janë vjedhur pas viteteve të tetëdhjeta,” ai tha. “Beogradi injoroj të gjitha pasuritë në Kosovë përpos monumenteve ortodokse serbe, pasi dëshironte të ndërtone një mit për pasuritë ortodokse në Kosovë. “Autoritetet e tanishme nuk posedojnë me resurset për të restauruar apo mbrojtur madje as pikat më të rëndësishme arkeologjike.
“Qeveria nuk ka buxhet të mjaftueshëm,” tha Veli Bytyqi, i cili ankohet se autoritetet ndërkombëtare “nuk interesohen të sigurohen qe pasuria jonë të mos grabitet.”
Një donacion i kohëve të fundit prej 40 milion euro nga UNESCO, mund të ndihmoj në ndryshimin e gjërave.
Por mbetet të shihet nëse fondet e fituara do të mjaftojnë në mbrojtjen e Novobërdes, Ulpianës dhe pikave të tjera historike në Kosovë nga trafikantët e pasurive kulturore.
“Piratët” kërkojnë ar në kalanë e Novobërdës



Ndoshta të frymëzuar nga filmi "Pirates of Caribbean", dy punëtorë të administratës së UNMIK-ut, një prej tyre i huaj dhe një lokal, kanë dalë në gjueti ari në kalanë e Novobërdës. Këta piratë të shekullit XXI ishin të pajisur me një detektor metali dhe me një lopatë, e ishin vënë në kërkim të qypit të artë. Gjurmët që ata kanë lënë mund të vërehen gjithandej kalasë së Novobërdës.

Roja që ruante kalanë nuk i ka parë ata gjatë kohës që kanë gërmuar. "Ka qenë e vështirë t'i shoh se i mbulojnë gropat", - ka thënë Islam Vllasaliu, rojtar i kalasë së Novobërdës. Islami ka 15 vjet që është ruajtës vetëm i kalasë së Novobërdës dhe 1200 hektarëve përreth. Sipas tij, ky është rasti i parë që atij i ka ikur nga dora një "pirat". Dy vjet më parë, ai kishte raportuar një gjurmim të policëve rumunë në kuadër të UNMIK-ut. Për rastin më të fundit është informuar edhe Shërbimi Policor i Kosovës, i cili edhe kishte ndalur këta persona. Pasi janë ndaluar nga policia, atyre u është gjetur një detektor dhe një lopatë. Ndërsa Rusell Geejk, nga zyra për informim e UNMIK-ut, ka pranuar se flitet për një punëtor të UNMIK-ut.

Kalaja e Novobërdës është një nga rastet e shumta të trashëgimisë kulturore të Kosovës që bëhet pre e "gjuajtësve" të arit. Specialistët shumë herë kanë shprehur shqetësimin për këtë trashëgimi.

Si shumë objekte të tjera kulturore, edhe Novobërda vuan mungesën e investimeve për konservim dhe restaurim, mungesën e planeve të menaxhimit, vuan ndaj tekave të vizitorëve, që në shumicën e raste janë të pakujdesshëm ndaj vlerës së saj, por edhe politizimin që i është bërë këto kohë çështjes së trashëgimisë kulturore.

Kalaja që daton që nga shekulli XIV, nuk ka parë investime, ndërsa ajo ka filluar të shndërrohet në një gërmadhë të madhe gurësh. "Të gjitha dobësitë në ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore i shfrytëzojnë hulumtuesit ilegalë. Në Kosovë janë përhapur të ashtuquajturat "ethet e arit" dhe prandaj kemi këto lloj dëmtimesh. Këto hulumtime janë vetëm një prej dëmtimeve që na shkaktohen në trashëgimi, sepse edhe vizitat joformale të paautorizuara, të pakoordinuara, të pamenaxhuara, edhe ato shkaktojnë dëmtime në trashëgimi. P.sh. në këtë kala kemi shumë dëmtime, pasi ka shumë vizitorë që ngjiten mureve të kalasë. Gurët janë shumë të ndjeshëm për shkak të kohës dhe ato në çdo moment mund të bien", ..

Kalaja Novobërdës

Nga ai muri i rimëkëmbur aty duket që i kanë fut durët serbët për ta kthy në objekt kishtar dhe për ta përvetësu si të vetin. Procedurë e rëndomtë serbe.

Cila është historia e kësaj? Më shumë duket si fortifikim rojë se si kështjellë e mirëfilltë.
kur Novobërda kishte 40.000 banorë Londra ishte një fshat i panjohur.
Ka dhe legjenda për ikjen e shqiptarëve me kuaj që u kishin kthyer patkonjtë mbrapsht, për të ndërruar gjurmët, që të mos i gjejnë turqët. Sot bëhen festime brenda në kështjellë për çdo vit në ditën e parë të Kryevitit (6 maj), nga banorët e fshatrave rrethit. Në RTK ka qenë një dokumentar për këto festime.
Në një libër statistikash që më dha Vlugu shoh se metërmend Novobërda ka qenë tepër e populluar. Ma pret menja se emri i tashëm duhet të jetë ndonjë sllavizim i emrit të mëparshëm shqip. Dikur duhet të ndalojë ky pranimi i pakuptimtë i mbeturinave të administratës së huaj kur administrata e huaj është dëbuar.
Novobërda pas lufte quhet Artanë/Artana. Kjo në bazë të minierës ku nxirrej ar e argjend.
Ktu ne   ketë   foto shihet "Kalaja e Artanes"   prej   së largu...
Kj0   është   Tyrbjaa   e Artane's ( ish   Novobërdë's )
Kjo   ëShtë   xhamija e Artane's ( ish Novobërda )