Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Për të mos u sëmurur nga kanceri i gjirit


Faktorët që ju rrezikojnë; Si ta shmangni; Duke u vetëdiagnostikuar; Dhe duke bërë kontrolle të herëpashershme.
Pavarësisht se nuk bën pjesë në tumoret me shkallë rrezikshmërie të lartë, tumori i gjirit është një sëmundje që prek kryesisht femrat, sidomos pas moshës 35 vjeç. Sipas statistikave, në 100 mijë femra 44 prej tyre rrezikojnë të preken nga tumori në gji.
Por duket se me kapjen e shpejtë dhe diagnostikimin në kohë, kanceri i gjirit mund të kurohet dhe pas shërimit të plotë, mundësia për të vazhduar një jetë normale është e sigurt, pa harruar konsultimet e herëpashershme me mjekun. Dhe nuk është aspak e vështirë.
Përveç konsultave dhe vizitave tek mjeku specialist, edhe ju vetë mund të vetëdiagnostikoheni dhe të drejtoheni tek mjeku në rast se vëreni diçka të dyshimtë që ju shqetëson.


Vetëdiagnostikimi, ka të bëjë me shikimin dhe prekjen. Një femër që i ka kaluar të 20 vjetët duhet të mësojë që një herë në muaj të bëjë një kontroll të imtësishëm të gjirit. Për ta bërë këtë, duhet të zhvisheni nga mesi e lart, të dilni para pasqyrës dhe të shikoni me vëmendje nëse të dy gjokset kanë madhësi të barabartë (duke marrë parasysh që disa femra e kanë vetë një gji më të madh se tjetri), nëse qëndrojnë të dy në të njëjtin nivel.
Nëse vini re se njëri prej gjinjve është më i rënë apo më i vogël, duhet të drejtoheni menjëherë tek specialisti.
Pa harruar të shikoni me vëmendje edhe kokrrat, të cilat duhet të kini parasysh që gjithmonë duhet të jenë në qendër të gjoksit. Pastaj ngrini duart lart dhe shikoni nëse vini re ndonjë tërheqje të lëkurës apo nëse njëri nga gjinjtë ngrihet më lart se tjetri. Më pas filloni të bëni një kontroll të imtësishëm me dorë. Me gishtat e dorës filloni të bëni lëvizje nga poshtë lart mbi sipërfaqen e gjirit si në figurë, dhe pastaj lëvizje në formë rrezesh në qendër të gjirit. Nëse gjatë prekjes dora ju kap ndonjë kokërr apo diçka tjetër të dyshimtë, tregon se ju nevojitet një vizitë tek mjeku specialist.
Në formimin e kancerit në gji ndikojnë disa faktorë dhe më kryesori prej tyre është seksi. Femrat janë gjithmonë më të predispozuara për të pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do të thotë se meshkujt përjashtohen. Rrallë, por ndodh që edhe një burrë të ketë tumor në gji. Megjithatë përqindja është shumë e vogël, rreth 1,4 për qind.

Faktor tjetër risku është mosha. Me rritjen e moshës rritet edhe mundësia për t’u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjeç e lart. Pa lënë mënjanë edhe trashëgiminë. Në shumë raste kanceri i gjirit mund të jetë i trashëgueshëm nga nëna tek vajza apo nga njëra motër tek tjetra.
Qëndron gjithmonë i pranishëm rreziku kur njëri prej gjinjve ka pasur tumor, mundësitë janë dhjetë herë më të larta që tumori të prekë edhe gjirin tjetër. Kështu që ato femra që janë kuruar më parë nga një tumor në gji, duhet që herë pas herë të bëjnë vizita dhe konsulta tek specialisti për të mbrojtur gjirin e shëndoshë.
Edhe rrezet jonizuese janë të rrezikshme. Bëhet fjalë për rreze të shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopisë, por pas moshës 40 vjeç ky rrezatim është i papërfillshëm. Ndër faktorët kryesorë bëjnë pjesë edhe ata endokrinë dhe riprodhues.
Si për shembull mosha e ardhjes së menstruacioneve. Risku është më i madh kur menstruacionet kanë ardhur rreth moshës 12 vjeç dhe më i vogël pas moshës 16 vjeç.
Gjithashtu edhe menopauza përbën një faktor rreziku që shtohet me lënien e hershme të menstruacioneve. Pa harruar këtu edhe lindshmërinë. Duket se lindja para moshës 20 vjeç dhe e sa më shumë fëmijëve, kthehet në mburojë mbrojtëse për kancerin në gji.
Por edhe kontracepsioni duhet marrë parasysh si faktor, kur vazhdohet gjatë dhe fillohet në moshë shumë të re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj tumorit të gjirit.
Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet të zëvendësohet me ushqime të lehta me bazë frutash dhe perimesh, për të qenë më të sigurta. Gjithashtu obeziteti përbën një nga shkaktarët e prekjes së tumorit në gji. Gratë mbi peshë duken më të rrezikuara nga tumori në gji.

Simptomat
Cilat janë disa nga simptomat e prekjes së mundshme nga tumori në gji? Ndër simptomat më kryesore bën pjesë ndryshimi i gjirit, i madhësisë ose i formës, tërheqja e lëkurës ose plagë të ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjëndra të dukshme në zonën e sqetullave.

Diagnostikimi
Ndër metodat e diagnostikimit të kancerit në gji e para është ekzaminimi klinik, që ka të bëjë me vetëdiagnostikimin me anë të shikimit dhe prekjes, që duhet të fillojë pas moshës 20 vjeç.
Kurse sa i përket diagnostikimit nga mjeku specialist, një metodë shumë e përdorshme është mamografia, që ka të bëjë me këqyrjen e gjirit në një aparaturë të specializuar.
Shkalla e saktësisë së mamografisë është 85-90 për qind. Diagnostikimi me metodën e mamografisë nuk këshillohet para moshës 35 vjeç dhe në periudhën e shtatzënisë.

Ekografia është një metodë shumë e përdorshme për të rënë në gjurmë të kancerit në gji dhe citologjia, që ka të bëjë me ekzaminimin e materialit të shkëputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metodën dhe citologjisë jep 90-95 për qind siguri.
Është e këshillueshme që vetëdiagnostikimi të bëhet një herë në muaj, vizita klinike tek specialisti një herë në gjashtë muaj, kurse mamografia çdo dy vjet.

Mjekimi
Pas rënies në gjurmët e tumorit në gji janë disa mënyra mjekimi. E para është kirurgjia që ka të bëjë me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive.
Megjithatë gjithmonë duhet të mbani parasysh se kanceri i gjirit në pjesën më të madhe të rasteve është i shërueshëm dhe mundësia e vazhdimit të një jete normale është më se e sigurt.
Faktorët e rrezikut: Seksi. Mosha. Trashëgimia. Kanceri i njërit gji. Rrezatimi jonizues. Menopauza. Lindshmëria. Kontraceptivët. Dieta. Obeziteti
24 ditë – 20 kg të humbura:

  1. Kafeja gjatë kësaj dite lejohet me qumësht por pa sheqer. Qumështi është mirë të jetë   skremuar dhe pa yndyrë.


  1. Mund të përdoren lloje të ndryshme çajrash dhe mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.


  1. Nuk duhet të përdoren pije me sheqer.


  1. M.q.s. dieta është e njëjtë brenda një dite, mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.


  1. Dieta është kimike. ajo bazohet në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimeve, si p.sh.: proteinave, karbohidrateve, dhjamërave, albuminës etj.


  1. Studioje dietën dhe   shiko se çfarë shkon dhe nuk shkon. kujdes! duhet durim dhe vullnet.


  1. Gjithnjë ki parasysh se mosbindja qoftë edhe një ditë të vetme, sjell shume probleme në humbjen e peshës.


  1. Ki kujdes, në mënyrë që të humbasësh peshë duhet ta kesh atë! mos e bej këtë dietë nëse nuk mund të humbasësh më shumë se 8 kg!


  1. Gjatë dietës rekomandohen multivitaminat.


dita I                             makarona me djathë.


dita I                           oriz me djathë të grirë


dita III-IV-V               qofte pa buke–sallatë mix (jeshile,domate,tranguj,qepë)


dita VI-VII-VIII           biftek viçi i pjekur – e njëjta sasi sallate si më lart


dita IX-X-XI                 pulë e pjekur- e njëjtë sasi sallate si më lart


dita XII-XIII                 patate të skuqura –perime të ziera (lakër,lulelakër, jeshillëqe, pak vaj, limon) djathë feta)

dita XIV-XV                 biftek vici i pjekur – e njëjtë sasi sallate si me lart.


dita XVI-XVII               fruta sa të doni (jo rrush dhe fiq)


dita XVIII-XIX             sallatë, siç thamë, sa të doni


dita XX-XXI                 bathë, zarzavate, sallatë mix, perime të ziera turli, pak vaj.


dita XXII-XXIII           oriz me kos


dita XXIV           një ditë feste gjithë ditën, nëse mundeni hani gjithçka!
Dimri erdhi. Kujdes trukun


Një leksion i shkurtër për të kuptuar esencën e një truku të bukur. Mjetet e duhura, ngjyrat më në modë dhe disa sekrete ekspertësh. Nuk ju ngelet gjë tjetër vetëm t’i vini në praktikë
Përdor korrektorin
Për të minimizuar qeskat dhe rrathët e syve nevojitet një produkt i lëngshëm, i cili duhet të përhapet me një penel. Kështu është më e thjeshtë të merret kremi nga vazoja dhe të aplikohet deri në perfeksion. Për një rezultat sa më mbulues, produkti mund të përhapet me goditje të lehta.
Një sekret
Korrektori duhet të vendoset përreth syve, në hundë dhe në buzë. Këto janë pikat kritike që mund të shkatërrojnë make up-in.

Shpërhap fondëtintën
Ngjyra e duhur e fondëtintës duhet të jetë identike me ngjyrë e lëkurës, por pak më e errët sesa korrektori. Për të kuptuar se cili është toni më i përshtatshëm, duhet të provohet direkt e në fytyrë dhe qafë, por jo në pulsin e dorës, siç veprohet zakonisht. Sepse kjo është një zonë shumë pak e ekspozuar në diell dhe ka ngjyrë më të hapur sesa lëkura.
Një sekret
Për të shpërndarë më mirë fondëtintën, në fillim duhet të bësh një peeling të lehtë për të zbutur lëkurën. Më pas duhet të përdorësh një penel i madh me majë të sheshtë.

Vendos rimelin
Për një rezultat sa më të pastër, merr një pasqyrë të vogël, vendose nën mjekër dhe shihu në të: qerpikët janë gati për t’u lyer. Rimeli i duhur? Varet nga furça. Ajo gjysmë me qime e gjysmë me krehër intensifikon vetëm një pjesë të qerpikëve. Ajo në formë tubi e shpërndan produktin në gjithë gjatësinë. Furça plastike është ideale për të ndarë dhe lyer më mirë qerpikët.
Një sekret
Për të zmadhuar sytë, vendos më shumë rimel në qendër. Kurse duke e aplikuar edhe tek qerpikët e cepit, i bën sytë më të rrumbullakët.

Shumo hijezuesin
Për ta shpërndarë sa më mirë në lëkurë duhen tre penela. Ai prej sfungjeri shpërndan ngjyrën e plotë, ai më i denduri është ideal për të rregulluar detajet, i treti me fije të hapura lë në lëkurë vetëm një hije pluhuri. Ngjyrat më të errëta aplikohen pranë qerpikëve, më të shndritshmet në harkun poshtë vetullave.
Një sekret
Për një efekt “glossy” zgjidh një hijezues kremoz. Prefero një pluhur kompakt nëse dëshiron goditje drite më të forta.

Apliko buzëkuqin
Për një rezultat perfekt, vendos buzëkuqin në pjesën qendrore të buzës së sipërme. Shpërndaje ngjyrën duke përkufizuar në fillim dy segmentet që formojnë harkun e buzës dhe më pas dy cepat.
Një sekret
Nëse dëshiron një gojë mishtore, vendos buqëkuqin mbi buzë dhe më pas përhap një gloss të së njëjtës ngjyrë. Rëndoje më shumë në pjesën qendrore.

Përcakto pudrën
Sekreti për të zbuluar se ku duhet të vendoset pluhuri i mollëzave është të buzëqeshësh para pasqyrës. Kështu bëhen të dukshme zonat e duhura. Për të mos gabuar me skuqjen, është mirë të zgjedhësh dy tonalitete: rozë, portokalli dhe kafe. Të parat ngrohin ngjyrën e lëkurës, e dyta përkufizon konturet e fytyrës.
Një sekret
Nëse ke vendosur shumë pluhur, apliko me penel një pudër të tejdukshme. Shërben për të krijuar një shumim më të ëmbël.





PARFUMI I TEPËRT SHKAKTON DEPRESION:



Gratë të cilat vendosin tepër parfum në trupin e tyre ndoshta vuajnë nga depresioni, kanë zbuluar hulumtimet e fundit shkencore. Në fakt, shqisa e të nuhaturit është e dobësuar tek njerëzit të cilat vuajnë nga disa sëmundje

Aftësia e zvogëluar e shqisave, duket të jetë vërejtje që po lëngoni nga diçka, porositin shkencëtarët nga universiteti në Tel Aviv.

Hulumtuesit thonë se depresioni, përpos që është çrregullim psikologjik, ka edhe shkaqet e pasojat biologjike. Në fakt, kanë vërtetuar që pacientëve me depresion u janë zvogëluar aftësitë olfaktore, e me përmirësimin e gjendjes mentale edhe ato janë përmirësuar.

Profesori Yehuda Shoenfeld nga universiteti në Tel Aviv, ekspert për sëmundje autoimune siç janë artriti, lupusi apo reuma, të cilat zhvillohen kur trupi sulmon qelizat e tij, ka zbuluar se auto-antitrupat mund të sulmojnë sistemin olfaktor dhe të zvogëlojnë mundësinë e ndjenjës së aromës.
“Rezultatet e hulumtimit tonë dëshmojnë që gratë, të cilat janë në depresion, nuk e ndiejnë mirë aromën, andaj si rezultat i kësaj shpesh e teprojnë me vendosje të parfumit”, ka thënë Shoenfeld.

“Njerëzit depresivë reagojnë shumë mirë edhe në aromaterapi“, ka thënë profesori Shoenfeld, duke shtuar që shkenca do të duhej të dëshmojë që aromaterapia nuk është vetëm për sëmundjet empirike, e pos kësaj atë e kanë përdorë edhe egjiptianët e vjetër për shërim të disa sëmundje organike.

Këto zbulime mund të zbatohen edhe në pacientë tjerë, e jo vetëm tek ata të cilët lëngojnë nga sëmundjet autoimune. Mirëpo edhe nga më herët është e njohur që aromat mund të ndikojnë fuqishëm në disponim, e dihet që edhe tregtarët i përdorin ato për të nxitur klientët e tyre për të blerë.



Bëj makiazhin në pesë minuta:



Përzieni kremin hidratues me kremin pudër,
përdorni gishtat në vend të penelit dhe zgjidhni vetëm ngjyra delikate. Ja se si të përshpejtoni make-up-in tuaj dhe të arrini një rezultat perfekt.
.
"Për një makiazh prej ylli mjaftojnë vetëm pesë minuta", shpjegon një ndër trukatorët e   modeleve të pasarelave më të famshme në botë. Nëse përpiqeni   më shumë dhe lexoni këshillat e ekspertit, ne do t'ju ndihmojmë të realizoni një make-up perfekt dhe të kurseni gjysmën e kohës
30 sekonda
Për të hapur kremin hidratues dhe fondotintën. Për të qenë më e shpejtë mjafton të përziesh kremin hidratues me një fondotintë të lëngshme, në këtë mënyrë përdoren dy produkte në një aplikim të vetëm. Dhe nëse përhapni këtë miksim me një sfungjer të butë, nuk keni nevojë të përdorni pudrën, pasi sfungjeri përthith nuancat e tepërta dhe do t'ju garantojë një rezultat perfekt.
1 minutë
Për të vendosur rimelin. Rregulli është të aplikosh rimelin përpara lyerjes së syve. Sepse qerpikët e lyer me rimel evidentojnë zonën që duhet lyer me tonin e syve, duke evituar lyerje të tepërta.
1 minutë
Për të vijëzuar   kapakun sipër syrit. Merrni një pambuk të hollë, lyejeni me një hije ngjyrë gështenjë të errët ose gri të errët dhe kalojeni në pjesën ku fillojnë qerpikët, do të përftoni një vijë perfekte, madje edhe të hijëzuar.
1 minutë
Për të hijëzuar tonin e syve. Sekreti qëndron në zgje-dhjen e ngjyrave. Më të shpejtët për të përdorur janë tonet delikate, transparente dhe me nuanca të lehta metalike. Përhapni pluhurin mbi tërë pjesën e qepallës, duke përdorur gishtin në vend të furçës: është e thjeshtë dhe shumë e shpejtë.
30 sekonda
Për të vendosur hijen e   mollëzave. E rëndësishme është të zgjidhni një produkt në ngjyrë biskote. Sepse duke qenë një nuancë e qartë, nuk harxhohet kohë për ta përhapur. Për ta aplikuar sa më mirë mjafton t'i japim fytyrës katër furça të shpejta. Dy në mollëza, një në pjesën e mjekrës dhe një në pjesën e ballit.
1 minutë
Për të vendosur buzëkuqin. Për të mbaruar më shpejt kalohet lapsi me ngjyrë jo vetëm mbi konturin e buzëve, por në të gjithë buzën. E rëndësishme është që dhe buza të jetë e butë, kështu shtresa do të jetë më e lëmuar. Së fundmi vendoset buzëkuqi.




Për lëkurën tuaj :




Përdorni një krem hidratant përpara makiazhit, por jo një krem shumë të yndyrshëm, edhe nëse lëkura është shumë e thatë. Bëni kujdes kur të vendosni fondatintën, për të evituar njollat. Nëse është një produkt kremoz, vendosni një sasi të vogël në pëllëmbën e dorës dhe aplikojeni me sasi të vogla mbi fytyrë, duke e përhapur mirë me majat e gishtërinjve.
Përdorni një krem hidratant përpara makiazhit, por jo një krem shumë të yndyrshëm, edhe nëse lëkura është shumë e thatë. Bëni kujdes kur të vendosni fondatintën, për të evituar njollat. Nëse është një produkt kremoz, vendosni një sasi të vogël në pëllëmbën e dorës dhe aplikojeni me sasi të vogla mbi fytyrë, duke e përhapur mirë me majat e gishtërinjve.
Nëse nuk jeni të praktikuara dhe ndjeni vështirësi më këtë mënyrë, provoni të përdorni një fondatintë kompakte dhe përhapeni me një sfungjer pak të lagur për të një efekt mbulues, dhe të thatë për një shtresë natyrale. Evitoni vendosjen e shtresave të tjera të fondatintës gjatë ditës. Aplikoni korrektorin përpara fondatintës, për të evituar njollat dhe defektet në lëkurë.

Pudra duhet përdorur pa u ekzagjeruar, duke vendosur fillimisht pluhurin në pëllëmbën e dorës përpara se ta vendosni në fytyrë, për të evituar që lëkura të duket shumë e rënduar. Pudra komakte eliminon efektin ndriçues.

Toni i faqeve nga njëra anë ndihmon për të pasur një pamje të gjallë, nga ana tjetër rrezikon të lërë njolla. Përdoreni pasi të keni vendosur pudrën dhe përhapeni mirë me penel




Bukuria fillon nga duart :



Erë, ftohtë, janë të gjithë armiq të lëkurës së duarve, të cilat qëndroj në në pjesën më të madhe të kohës në kontakt me ajrin. Fillojnë të skuqen, të plasariten, të thahen dhe kthehen në shqetësim për pjesën më të madhe të njerëzve.   Lexoni disa sugjerime për të pasur duar gjithmonë perfekte. Erë, ftohtë, janë të gjithë armiq të lëkurës së duarve, të cilat qëndroj në në pjesën më të madhe të kohës në kontakt me ajrin. Fillojnë të skuqen, të plasariten, të thahen dhe kthehen në shqetësim për pjesën më të madhe të njerëzve.   Lexoni disa sugjerime për të pasur duar gjithmonë perfekte.
I ftohti ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe ky është shkaku i skuqjes së lëkurës, që fillon të thahet dhe shumë shpejt krijon një sipërfaqe të ashpër. Së bashku me lëkurën e fytyrës duart janë pjesët më të ekspozuara dhe gjithmonë në ndikimin e faktorëve dëmtues të stinëve.
Prandaj është e këshillueshme që gjatë stinës së dimrit, sa herë që dilni të mbani doreza.   Pa harruar të mbroni duart me një krem me filtër anti UV, faktor shumë i rëndësishëm që ngadalëson mplakjen e lëkurës së duarve.

Për duart e skuqura janë të këshillueshme banjat dezinfektuese. Zhysni duart për disa minuta në një enë me çaj apo sherebelë të ngrohtë ose mbështillini me disa garza të lagura me ujë mineral dhe ujë trëndafilash. Mbajini për rreth dhjetë minuta dhe me siguri që do t'i ndjeni më mirë. Nëse problemi i duarve tuaja qëndron tek enjtja, zgjidhja është një enë me ujë të ngrohtë dhe ujë trëndafilash. Mbajini duart për disa minuta dhe pastaj shpëlajini.

Përdorni gjithmonë krem hidratues, të cilin duhet ta aplikoni çdo mbrëmje. Ky është një tjetër veprim që duhet t'ju bëhet zakon për të pasur duar perfekte. Pasi t'i keni lyer duart me krem, filloni t'i masazhoni lehtë. Masazhi stimulon mikroqarkullimin dhe ndihmon në qetësimin e musklaturës së duarve. Duke filluar nga kurrizi i dorës, masazhoni derisa kremi të jetë përthithur plotësisht nga lëkura. Më pas filloni të tërhiqni lehtësisht secilin gisht. Me gishtin e madh të njërës dorë ushtroni një presion të lehtë duke shtypur pëllëmbën e dorës tjetër. Një masazh për duar më të bukura dhe të shëndetshme dhe për të ndjerë efekte vërtet relaksuese.




Armiku i lëkurës :



Edhe pse keni qenë kohë të gjatë në kafene me shoqëri dhe një herrit keni fjetur mirë, lëkura e juaj duket disi si e thatë dhe e zbehur.     Megjithatë, alkooli dhe lodhja nuk janë fajtorët kryesorë. Edhe pse keni qenë kohë të gjatë në kafene me shoqëri dhe një herrit keni fjetur mirë, lëkura e juaj duket disi si e thatë dhe e zbehur.     Megjithatë, alkooli dhe lodhja nuk janë fajtorët kryesorë.

Sipas hulumtimeve më të reja, fajtori kryesorë që lëkura jonë duket e thatë dhe si e zbehur, pa dyshim është pirja pasive e duhanit.

”Shkencëtarët e Laboratorit Clinique kanë konstatuar se pirja e duhanit e quajtur si “second-hand” është e dëmshme për lëkurë”, ka thënë drejtori i Laboratrit Tom Mammone.

“Tymi të cilin e qesin duhanxhinjtë jashtë, përmbajnë sasi të konsiderueshme të nikotinës, katranit, oksid të nitratit dhe monoksid të karbonit që   shkaktojnë dukshëm mbrojtësin e lëkurës dhe me atë rast vie deri te qarja e saj”,-ka thënë Mammone.





Makiazh perfekt për sy :


Vendosja e rimelit në sasi të mëdha e rëndon shumë pamjen. Para se të vendosni rimelin mbi qerpikë, kujdesuni që furça të mos jetë shumë e ngarkuar.

Nëse gjatë lyerjes bëheni pis me rimel, eliminoni njollën me një tampon pambuku të njomur me locion pastrues për sytë. Për të dendësuar qerpikët, dizenjoni në vizë të hollë rrëzë qerpikëve përpara se të aplikoni rimelin. Nëse viza me laps nuk del perfekte, sfumojeni me një penel të butë.

Nëse keni sy të lodhur dhe të skuqur, përdorni tone me bazë të ngjyrës rozë, që i jep fytyrës pamje të çlodhur. Kur lapsi i syve ju duket shumë i fortë, ngrojeni për disa sekonda, për të pasur rezultat më të mirë. Për të rregulluar formën e vetullave përdorni vetëm laps vetullash dhe jo të njëjtin laps që përdorni për sytë.

Përdorni dy ngjyra hijëzuese për kapakët e syve. Një të qartë për zonën poshtë vetullave dhe një tjetër më të errët për zonën e kapakëve të lëvizshëm, për t’i dhënë më shumë ndriçim shikimit. Lapsin vijëzues përdoreni para toneve, për të mos lënë viza të çrregullta. Nëse mbani syze, përdorni një laps ngjyrë kanelle.





Maskë ushqyese për trupin :


Skrab
Një herë në muaj për të eliminuar qelizat e vdekura, për lëkurë të shëndetshme dhe të butë
Përbërësit:
1 lugë kripë e trashë
3 lugë vaj ulliri
Si përgatitet:
Përzihet mirë kripa me vajin për të përftuar një masë homogjene
Si përdoret:
Pas një dushi të nxehtë vendoset masa e përgatitur në të gjithë trupin, duke e masazhuar me lëvizje të lehta dhe rrethuese, sidomos në pjesët më të ashpra si bërrylat, gjunjët dhe thembrat. Më pas shpëlahuni
Rezultati
Eliminon qelizat e vdekura që bllokojnë poret, lëkura është më e butë dhe më e bukur.
Depilim me mjaltë
Një depilim delikat, ideal edhe për lëkurat më të ndjeshme
Përbërësit:
Një kavanoz mjaltë
Lëngu i një limoni
Copa leckash (mund të përdorni një çarçaf të vjetër)
Si përgatitet:
Hidhni mjaltin në një enë dhe lëreni të shkrijë në zjarr të ngadaltë, por mos e lini që të hollohet shumë. Shtoni disa pika lëng limoni dhe lëreni të ftohet.
Si përdoret:
Përhapni mjaltin mbi lëkurë dhe lëreni për pak sekonda. Vendosni sipër një copë leckë dhe pasi ta keni shtrënguar mirë, tërhiqeni nga ana e kundërt e qimeve. Pasi të keni mbaruar depilimin shpëlahuni.
Rezultati:
Një lëkurë e butë si najlon



Maskë ushqyese për fytyrën


Vezë, mjaltë apo kos, janë përbërës që rrallë ndodh të të mungojnë në shtëpi. Dhe me to mund të sajosh maska çudibërëse për fytyrën. Qetësuese, ushqyese, stimuluese… zbulo disa truke të vogla për t’u bërë e bukur duke shfrytëzuar përbërësit më natyralë.
Këshillohet të vendoset vetëm një herë në muaj. Rezultati: një lëkurë si e një fëmije të porsalindur, falë veprimit zbutës të vajit të bajameve dhe atij ushqyes të së verdhës së vezës.
Përbërësit
3 lugë kafeje bajame pluhur
1 lugë kafeje vaj bajamesh
1 lugë kafeje pana
1 e verdhë vezësh

Si përgatitet:
Përzihen përbërësit në një enë derisa të përftohet një masa homogjene

Si përdoret
Vendoset me kujdes në fytyrë, duke shmangur kontaktin me pjesën e syve. E lë të veprojë për 15-20 minuta. Më pas shpëlahet me ujë të ngrohtë.
Këshilla për të shmangur stresin në punë

Shendeti-Burimi: Observer Shendeti Fillimi i javës mund t'iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t'ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.

Simptomat dhe shkaktarët

Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla.
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3- Mësoni artin e "shkëputjes": t'i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t'ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
4- Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t'ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
7- Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
8- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t'ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t'ju shkaktonte shumë siklete.
9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t'ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10- Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.

Migrena, sëmundja neurologjike më e përhapur

Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.

Lodhja dhe stresi shkak për pagjumësi

Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin. Prandaj këshilla e parë është të relaksoheni dhe të jeni të qetë.

Aktiviteti fizik menaxhues i stresit

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Kjo mund t'iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor.

Stresi godet edhe qarkullimin e gjakut

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si "lufta për luftë", reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale
Lexo...qka mund te bej njeriu brenda 1 min



Brenda një minute mund të bësh shumë gjëra të mira dhe të fitosh shumë shpërblime. Nëse për vetëm një minut, jep lëmoshë, studion, memorizon (ajet, hadith etj) ose përpiqesh të bësh vepra të mira, ti nuk do të lejosh që kjo minutë e jetës tënde të kalojë kot.

- Kjo minutë mund të rexhistrohet në librin e veprave tuaja të mira, nëse di si të përfitosh nga ajo. Kështu, angazhohu që të përfitosh në maksimum nga qdo minutë e kohës sate.


- Në vijim ua prezentojmë një listë të gjërave të cilat me leje të Allahut mund të bëhën brenda një minute:


1. Për një minutë mund të lexosh, në vete, tri herë suren Fatiha. Disa dijetarë thonë se shpërblimi për leximin e sures Fatiha është më i lartë se 600 të mira. Pra, nëse e lexon tri herë me lejen e Allahut, mund të fitosh më shumë se 1800 shpërblime dhe e tërë kjo vetëm brenda një minute!


2. Për një minutë mund të lexosh në vete shpejt suren Ihlas (Kul huve Allahu Ahad) 20 herë. Leximi i saj ka vlerën e 1/3 së Kuranit. Pra, nëse e lexon këtë sure 20 herë, kjo është e barabartë me shtatë herë vlerën e leximit të Kuranit. E po që se e lexon 20 herë për një minutë qdo ditë, i bie 600 herë për një muaj dhe 7200 herë për një vit, që është barabartë me shpërblimin e leximit të Kuranit 2400 herë në vit!


3. Mund të lexosh një faqe të Kuranit.


4. Mund të mësosh permendsh një ajet të shkurtë nga Libri i Allahut.


5. Për një minutë mund të thuash 20 herë "La ilahe il-lAllahu vahedu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve 'ala kul-li shej'in kadir" (Nuk ka hyjni që meriton adhurimin pos Allahut, të Vetmit, të Pashoq. I Tij është sundimi dhe lavdërimi dhe ai është i Plotfuqishëm mbi qdo gjë). Shpërblimi për këtë është i njëjtë me lirimin e tetë robërve nga bijtë e Ismailit.


6. Për një minutë mund të thuash 100 herë "SubhanAllahi ve bihamdihi" (I Lartësuar qoft Allahu dhe Atij i takon falënderimi). Secilit që thotë këtë, brenda një ditë, i falen mëkatet qofshin sa shkuma e detit.


7. Për një minut mund të thuash 50 herë "SubhanAllahi ve bihamdihi. SubhanAllahilAdhim" (I Lartësuar qoftë Allahu dhe vetëm atij i takon falënderimi. I Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar). K¨to jan dy fraza të cilat janë të lehta për buzët, të rënda në peshore dhe të dashura te Meshirploti. (Buhariu dhe Muslimi)


8. I Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) ka thëne: "Kur them "Subhanallahi vel-hamdu lil-lahi ve la ilahe il-lAllahu vAllahu Ekber ( I Lartësuar qoftë Allahu, falenderimi i takon Allahut, ska të adhuruar perveq Allahut dhe Allahu është më i Madhi" , është më e dashur për mua se sa e tëre ajo mbi të cilën lind dielli." (Muslimi). Për një minut, mund të thoni të gjitha këto më shum se 18 herë. Siq transmetohet në hadithe të verteta këto janë fjalët më të mira dhe më të dashura tek Allahu dhe që rëndojnë në peshoren e veprave të mira.


9. Mund të thuash më shumë se 40 herë "La havle ve la kuvvete il-la bil-lah" (Ska forcë e as fuqi përveq Allahut)." Kjo është njëra nga thesaret e Parajses . (Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu, këto fjalë ndihmojnë në përballjen me vështirësitë dhe realizimin projekteve të mëdha jetësore.


10. Për një minutë mund të thuash rreth 50 herë "Le ilahe il-lAllah". Këto jan fjalët më të mira, pasi që janë dëshmi e Teuhidit. Ai i cili thotë këto fjalë para se të japë shpirt do të hyjë në Parajsë. Gjithashtu, ka edhe transmetime tjera që tregojn vlerën e madhe të këtyre fjalëve.


11. Për një minutë mund të thuash më shumë se 15 herë "Subhanallahi ve bihamdihi, adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi, ve midade kelimatihi" (I MAdhëruar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa deshiron Ai vet, po aq sa është i bukur Arshi i tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për ti shkruar fjalët e tij). Nga hadithet e verteta që janë transmetuar nga i Dërguari (lavderimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) mësojmë se këto fjalë sjellin më shumë shperblime se sa format tjera të të përmendurit të Allahut.


12. Për një minutë mund të kërkosh falje nga Allahu më shumë se 100 herë duke thëne "Estagfirullah" (Kërkoj faljen e Allahut). Dobitë e kërkimit të faljes janë të shumta, qofshin ato që kanë të bëjnë me përtejvarrin ose dunjanë. Ndër to po përmendim: hyrjen në Parajsë, sigurimin e një jete të lumtur, rritjen e fuqisë, mbrojtjen nga fatkeqsitë, lehtësimin e aktivitetit ditor, sjelljen e shiut, shtimin e pasurisë dhe fëmijeve etj.


13. Mund të thuash disa fjalë të shkurta dhe të thukëta që permes tyre Allahu të të sjellë dobi të të paimagjinuara më parë.


14. Mund të bësh dua për bekimin e të Dërguarit(lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) së paku 50 herë duke thënë: "SalAllahu alejhi ve selem." (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Si kundërvlerë Allahu do të të përmend 500 herë, pasi që një vepër e tillë shpërblehet dhjetëfish.


15. Për një minutë mund të motivosh zemrën tënde që ta falendërojë Allahun, ta do Atë, ti frikësohet Atij, të shpresojë në të dhe kështu të kalojë nëpër fazat e nënshtrimit të plotë ndaj tij. Njeriu mund ta bëjë këte gjersa është i shtrir në krevat apo duke ecur.


16. Për një minut mund të lexosh më shumë se dy faqe të ndonje libri të dobishëm.


17. Për një minutë mund të mbash lidhje familjare me të afërmit duke i kontaktuar ata në telefon etj.


18. Mund të ngresh duart lart dhe të bësh dua qfare të deshirosh.


19. Vetëm brenda një minute mund ti përshendesesh me selam dhe tu shtrëngosh duart miqve tu.


20. Mund të ndalosh një vepër të keqe.


21. Mund të urdhërosh një vepër të mirë.


22. Mund ti ofrosh këshillë të sinqertë vëllaut tënd.


23. Mund të ngushëllosh dikënd që është i deshperuar.


24. Mund të largosh një penges nga rruga.


- Pra të gjitha këto vepra që i kryejmë brenda nje minute mund të na motivojnë që edhe kohën e mbetur ta shfrytzojm në mbarësi, përndryshe ajo do të mund të na humbasë.


Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Kur njerëzit bien në gjumë, unë i lë lotët e mi të rrjedhin dhe lexoj një ajet të Kuranit. A nuk është humbje që netët kalojnë e unë nuk shtoj diturinë, e megjithatë kjo kohë njihet si pjesë e jetës sime?"


Në fund, sa më i sinqertë që je me Allahun dhe sa më i vetëdijshëm që je ndaj tij, aq më i madh do të jetë shpërblimi yt dhe aq më tepër do të shtohen veprat e mira.


Vini re! Kryerja e këtyre veprave nuk ju shpenzon asgjë, nuk kërkon të jesh i pastër e as që ju lodh dhe shkakton mundime. Përkundrazi, këto mund ti bësh gjersa je duke ecur, vozitur, shtrirë, ulur apo pritur dikënd.



Dashtë Allahu të na ndihmojë për të bërë atë që Ai do dhe e kënaqë Atë.


Allahu e bekoftë të Dërguarin tonë Muhamedin.
Bukuri në majë të thonjve :


Një miniguidë për të zgjedhur si duhet ngjyrën e manikyrit që i bën më të bukura duart dhe këmbët
Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupi1n e një gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thuhen. Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.
Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e thua, gjithmonë duke u nisur nga forma?
Manikyr i kuq i ndezur: kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.
Manikyr rozë dhe perlë: i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.
Manikyr i purpurt dhe vishnje: janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.
Manikyr violë: nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit.
Edhe ngjyra natyrale e   lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit. Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.
Ke thonj të njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herëpashershme të manikyrit? Një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta. Ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve.
Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.
5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen:


1. Me krehër ndajeni shkumën

Pas larjes, thajini flokët duke i fërkuar lehtë me peshqir, ndërlikojini me krehër që ka dhëmbë të rrallë dhe flokët shpërndajini në mënyrë të barabartë, gjithashtu me ndihmën e krehrit, shkumës dhe gelit për forcimin e flokëve.

2. Kokën mbajeni të përkulur anash

Flokët thajini me kokë të ulur derisa të bëhen vetëm pak të njomura.
E rëndësishme është që fenin me rastin e tharjes ta rregulloni në temperaturë të "vakët". Në qoftë se nuk veproni kështu, flokët do të bëhen të dobët dhe shpejtë do të çahen.

3. Krihini tufat e gjata

Ndajini flokët në pesë-gjashtë pjesë dhe ngrini lart. Tash rregullojeni fenin në temperaturë të "nxehtë" dhe thajini tufat njërën pas tjetrës në tërë gjatësinë me ndihmën e brushës së rrafshët, duke e lëvizur brushën nga rrënja në drejtim të majave të flokëve.

4. Të gjitha tufat ngrini lart
Tash ju nevojiten dy brusha të mëdha të rrumbullakëta. Secilën tufë thajeni deri në fund me rrymat e ajrit nga rrënja deri te maja të flokëve, mbështillini dhe lërini të ftohen në brushë derisa të mos jetë e gatshme edhe tufa tjetër.

5. Ftohini me kujdes

Të gjitha tufat duhet të forcohen menjëherë me karfica në mënyrë që të jenë të forta kur të ftohen tërësisht. Në këtë mënyrë flokët e bujshme do të qëndrojmë më shumë. Në fund krihini dhe forcojini me llak për flokë.
Kujdesu për buzët e tua:


Të zgjedhësh ngjyrë: Asnjëherë mos provo menjëherë në buzët e tua testerin, atë që eshtë për mostër. Më mirë ta provosh në pjesën e brëndëshme të gishtit tënd, tek mollëzat e gishtit, sepse ngjyra dhe ndjeshmëria aty ngjan shumë me atë të buzëve të tua.
Ti japësh kohëzgjatje buzëkuqit tënd: Përdor tek tek vija e formës së buzëve dhe në gjithë sipërfaqen e tyre një laps në të njëjtën ngjyrë me buzëkuqin, ose një në një ngjyrë natyrale. Hap me një penel mjaft shtresa të lehta buzëkuqi.
Buzët e tua të tregojnë mishtore: Në asnjë mënyrë mos e bëj konturin, vizën e buzëve me ngjyrë të errët. Përfundimi është i egër dhe nuk të jep finecë. Nëse dëshiron t’u japësh trashje ose fryrje buzëve që të tregojnë të lëngshme, shtoju një gloss të shkëlqyes vetëm në qëndër të buzëve.
Të mos të ”rrjedhë” glossi: Mundohu ti shmangesh përhapjes në të gjithë sipërfaqen e buzëve dhe sidomos në cepat e jashtëm dhe kaloje konturin e buzëve sipër glossit me një laps buzësh   në ngjyrë natyrale.





Fuqia tek buzët :


E kuqe qetësuese, e kuqe “politike”, ngjyrë lulemëllagë, tepër bindëse.
Buzëkuqët shprehin qëndrime që nuk i imagjinoni dot. Këtë e kanë kuptuar edhe politikanet, që nuk riskojnë më kot nuancat   Ekziston një lidhje që bën bashkë buzëkuqët dhe pushtetin. Jo pushtetin e joshjes, por atë politik. Pikërisht me këtë raport janë marrë muajin e fundit gazetat amerikane.
Motivi: një shfaqje jashtëzakonisht në formë e Hillary Clinton-it në CNN. Kështu, pas rimelit që u reziston lotëve të ish-first lady-t dhe zërave sipas të cilave ajo u është nënshtruar ca seancave me Botox për të rifreskuar look-un e fushatës elektorale, ja ku i erdhi radha edhe buzëkuqit! Çfarë e ka ndriçuar fytyrën e së vetmes femër që iu fut garës për të arritur Shtëpinë e Bardhë?
Një buzëkuq light plum, mauve (për ta thënë ashtu siç e thonë edhe grimierët) është një nuancë që nuk është as e kuqe, as ngjyrë lulevathi, as kumbull. Ajo që e zbulon, është grimierja e CNN-it, Kriss Soterion, e cila e ka trukuar: “Kur dikush nga stafi i Clinton-it më dha buzëkuqin e saj të kuq, thashë: jo, tepër “politik”; ka të njëjtin efekt me kravatën e kuqe. I vura një ngjyrë mëllage dhe kështu u ëmbëlsua”.
Tone shkëlqyese politike
Tonaliteti mauve duket se është më i miri për femrat e politikës: është e njëjta ngjyrë me atë të mukozës së buzëve, vetëm disi më i shndritshëm, që nuk e shpërqendron vëmendjen nga shikimi dhe nga fjalët.
E megjithatë, ne këtu nuk jemi në Shtetet e Bashkuara e as në Francë; këtu tek ne rralletek gratë e pushtetit mund të shihen me buzë të kuqe. Së paku, jo gjatë fushatave elektorale apo debateve televizive.
Ajo çka ndodh në dhomat e grimit përpara shfaqjeve televizive mbetet, sigurisht, sekret profesional, por Elvana Hoxha, 32 vjeç, parukiere dhe grimiere në Top Channel, tregon se në përgjithësi, për femrat VIP të politikës përdor më shumë shkëlqyesin, më rrallë ngjyrat. Ndër më të spikaturat “e pangjyra” është Mimi Kodheli.
“Kur ishte e ftuar në Blue Jeans, e veshur ashtu sportive, siç e kërkonte edhe emisioni, për të zgjodha një shkëlqyes të lehtë buzësh”, tregon Elvana. “Shkëlqyesi përshtatej më së miri edhe me veshjen sportive të saj. Njëkohësisht, zgjedhja kushtëzohej edhe nga tiparet e çelëta, si dhe sytë shprehës të zëdhënëses së PS-së”.
Meqenëse jemi tek PS-ja, një tjetër sekret, aspak ngjyrë rozë, nga “kampi rozë”: kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, preferon ngjyrat mat. “Në rastin e saj, nuk kam përdorur kurrë shkëlqyes buzësh. Look-u i përkryer për të është një pluhur i lehtë kafe në bezhë për sytë dhe mollëzat. Edhe buzëkuqi që i shkon për shtat një portreti si i saji, duhet të jetë në një kafe të ëmbël drejt bezhës”.
Guxim i kuq
E cila politikane do guxonte të shkonte në takime elektorale apo në shfaqje televizive me buzëkuq me ngjyrë të kuqe flakë përveç asaj, Monika Kryemadhit?! E vëmendshme siç është për të ndjekur çdo trend të modës, ajo nuk mund ta anashkalojë këtë kur bëhet fjala për grimin. “E ftuar disa herë në Top Show, ajo ka preferuar të kuqen e ndezur apo nuanca të saj për buzëkuq, – tregon Elvana Hoxha. – Sigurisht, kjo është një ngjyrë që i shkon shumë me bardhësinë e lëkurës dhe flokët e zeza, që bëjnë shumë kontrast edhe me të kuqin e ndezur të buzëve.
Madje, në rastin e Monikës, edhe syzet kanë ndikimin e vet në zgjedhjen e një të kuqeje të fortë për buzët. Ky lloj buzëkuqi asaj i shkon edhe me çdo lloj veshjeje”. Prandaj edhe Monika, në shumë raste, përdor këtë të kuqe të ndezur ose, në raste të tjera më të rralla, ndonjë nuancë të veçantë të vishnjës.
Ngjyrë në pushtet
Më afër të kuqes politike duket se janë politikanet në pushtet. “Në pjesën më të madhe të rasteve, për Jozefina Topallin kam përdorur një buzëkuq ngjyrë uthulle. Kjo ngjyrë, që nuk është as rozë dhe as vishnjë, është shumë e përshtatshme, si për moshën, ashtu dhe për flokët e errët të kryeparlamentares”, tregon grimierja Elvana Hoxha, e cila, portretin e femrës së hekurt të PD-së, e ka sjellë super të ëmbël në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës. Një nga pikat e forta të këtij look-u ka qenë sigurisht kjo: buzë me ngjyrë uthull, e ëmbëlsuar sipër me një shkëlqyes.
Kurse ministrja Majlinda Bregu preferon një tjetër përzierje: buzëkuq me laps konturi dhe pastaj një shtresë e hollë shkëlqyesi. Sigurisht që lapsi dhe buzëkuqi kanë të njëjtën ngjyrë. Nëse në kohën e verës shija e saj për ngjyrën anonte nga roza, muajt e fundit, roza ka fituar tonet e lejlasë dhe mavisë… Fare afër asaj të rekomanduar nga grimieri i CNN-it për Hillary Clinton-in.
Jo se zonja Bregu ka pasur fatin të këshillohet nga të këtillë profesionistë, por për shkak të detyrës së saj si zëdhënëse e ka matur nga konferenca në konferencë efektin “buzëkuq” dhe ka shkuar në mënyrë intuitive drejt zgjidhjes ideale: tonalitetit mauve, që nuk e shpërqendron vëmendjen nga shikimi dhe nga fjalët.
Alergjite nga ushqimet ndodhin kur sistemi imunitar i trupit reagon ndaj substancave te ushqimeve te cilat jane ngrene dhe sjelin nje reaksion alergjik. Alergjite ushqimore jane me shume te shfaqura te femijet e vegjel.
Kjo ndodh sepse sistemimi imunitar dhe tretes te femjet e vegjel nuk eshte i zhvilluar mire. Vezet,qumeshti,kikiriket,soja dhe peshku jane shkaktaret me te shpeshte te alergjive tek femijet.Disa bebe jane aq   te ndjeshme ndaj ketyre   alergjive sa   ushqimi qe merret nga nena gjate ushqyerjes me gji mund ti shkaktoje bebes alergji. Kikiriket,arrat,lajthite,peshku shkaktojne alergji ne shumicen e rasteve tek adoleshentet dhe te   rriturit .Te rriturit mbeten alergjike per gjate gjithe jetes.
Alergjite ushqimore jane me te shfaqura te njerezit te cilet e kane te trasheguar alergjine.Tek keta njerez shfaqen simptoma si: astma ,alergji te ndryshme dhe probleme me lekuren.
Edhe qendrimi prane ushqimeve shkakton alergji. Gjate fluturimeve me avion ku pasagjeret mund te hane kikirike ose ne nje restorant ku gatuhen prodhime deti mund te shfaqen simptomat e alrgjise.Perdorimi I shpeshte I kikirikeve ne shumicen e ushqimeve ka sjelle rritjen e kesaj alergjie ne SHBA gjate kesaj dekade dhe eshte shkaktari me I madh i alergjive.Nje lloj tjeter alergjie eshte edhe ajo orale.Njerezit qe vuajne nga poleni i luleve mund te kene skuqje te hundes dhe buzeve ose veshtiresi ne gelltitje kur ata hane fruta ose perime qe permbajne proteina te cilat hyjne ne reaksion me polenin.
Nje numer i madh njerezish vuajne nga alergjia e latexit. Latexi eshte perberesi kryesor ne dorashkat mjekesore , tullumbacet etj.Ne se keni alergji prej latexit ju keni alergji edhe prej : kivit,bananes,domates,nektarinave,pjeshkes
Kujdesi për këmbët
Të gjitha femrat do të dëshironin këmbë të gjata, të mbushura dhe të lehta. Megjithatë, kjo pjesë e trupit, përveçse është pjesa më joshëse për një femër, është dhe pjesa që është më shumë në rrezik.
Faktorët e shumtë që mund të rrezikojnë shëndetin e këmbëve janë: monotonia e punëve të përditshme, veshjet shumë të ngushta dhe takat e larta, si dhe mënyra e të ushqyerit, të gjitha së bashku bëjnë që në mbrëmje të kemi këmbë të ënjtura dhe me një rëndesë prej plumbi. Që nga kapilarët delikatë të gjakut gjer te mosfurnizimi sa duhet i venave me gjak, vuajnë tetë femra në dhjetë. Bëhet fjalë për një lloj epidemie të këmbëve të rënduara.
Kohët e fundit, trajtimet me balta dhe masazhe kanë rezultuar shumë të suksesshme. Bëhet fjalë për një përzierje veprimesh. Efektet janë të shumta, si antifryrje e këmbëve, lehtësim i tyre nga lodhja e përditshme, si dhe ndalimi i infeksioneve të shumta. Përveç këtyre efekteve, është dhe tonifikimi për të lehtësuar këmbët nga lodhja, qarkullimi i keq i gjakut dhe nga të gjitha zakonet e këqija moderne të jetës së përditshme. Për të ndaluar prodhimin e variceve, mosfurnizimin e venave me gjak, shërbejnë edhe norma dhe sjellje të përditshme, të cilat, shërbejnë për të pasur këmbë të shëndetshme dhe seksi.

Pushimi duhet të jetë një moto
Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrinë në një nivel pak më të lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.

Gjimnastika dhe banja
Të shtrirë duhet të bëni lëvizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato më lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë, atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po të njëjtat temperatura.

Klima
Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirë. Vendet malore janë më të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin atëherë janë të këshillueshme banjat e gjata dhe shëtitjet në breg të detit me ujin gjer te gjunjët. Mundohuni të ekspozoni sa më pak këmbët në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradëve.
Veshjet
Mundohuni të evitoni veshjet shumë të ngushta, të nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa më të rehatshme.

Sporti
Nuk këshillohen sportet me lëvizje të vështira dhe të lodhshme. Më saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, futbollit apo dhe sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.

Higjiena
Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremra sa më ushqyes për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe çorape elastike.
Një bark i sheshtë arrihet kështu

Le ta pranojmë: kur barku është i sheshtë është i lëmuar dhe na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse. Ta demonstrojmë atë atëherë, ka për të qenë një kënaqësi e vërtetë: është momenti magjik kur pantallonat përshtaten si një lëkurë e dytë dhe rrinë pak mbi kërthizë për të na lejuar t'ju tregojmë të gjithëve sesa të bukura jemi.
Por për të veshur llojet e ndryshme të veshjeve elegante duhet më parë të modelojmë trupin tonë. Dhe për të realizuar këtë duhen përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, që nga ushqimi e deri tek gjimnastika, që nga kurat e ëmbla e deri tek masazhet. Atëherë mos humb kohë, por fillo të "punosh" me barkun.
Ç'duhet të bëni? Dhurojini barkut momente të këndshme relaksimi, servojeni pjatën e duhur për të. Përkëdheleni me produktet që ia keni vënë syrin, por mos harroni ushtrimet që i japin ton. Ja disa djallëzi të vogla dhe të mëdha për të pasur barkun më të bukur. Zgjidh ato që bëjnë në rastin tënd.

Je e dobët, por shpesh e ke barkun e fryrë
Ndodh edhe me ato që nuk kanë probleme me peshën: një pamje e thatë e kompensuar nga barku. Nuk bëhet fjalë për "dhjam", por për ajër që mund të hiqet qafe me ushqime të pasura me fibra dhe me ndonjë truk të vogël.

Efekti balonë?
Ke masën trupore 40 dhe aktivizohesh lehtë në veprimtari. Vesh gjithmonë pantallona, mini top të modës së fundit, pra gjithçka elegante. Por ka edhe ditë kur barku yt fryhet. Ngrihesh nga tryeza me një ndjenjë peshe të rëndë dhe pse ke ngrënë duke pickuar tek-tuk. Në raste të tjera përkundrazi të kthehet koliti, dhimbjet e barkut dhe kapsllëku ose ndihesh shumë problematike dhe vrapon vazhdimisht në banjo. Është për faj të stresit: nervozizëm, ankth, ndrydhje, inat. Nëse nuk e shfryen këtë stres mund të kalojë në aktivitetin e zorrëve. Kështu tretja ngadalësohet dhe ushqimet fermentohen në stomak dhe ai mbushet me ajër.

Ja ushqimet e duhura
Nëse je e dobët nuk ke nevojë të ulësh kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizosh dhjamërat e kafshëve (mishit): janë të rëndë për t'u tretur, qëndrojnë gjatë në stomak, ngadalësojnë zbrazjen. Jepu shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen. Rrit shtimin e fibrave të cilat favorizojnë transportimin brenda zorrëve, duhet të paktën 25-30 gram fibra në ditë. Është ideale ta fillosh ditën me një tas me drithëra. Ha një kos në mëngjes dhe një në darkë: është i pasur me fermentues laktikë, e domosdoshme për të riekuilibruar formën bakteriale të zorrëve.

Finokëri të vogla ditore
Ha katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Ha ulur në tavolinë, përtypu ngadalë dhe mos fol gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër. Lufto stresin me këtë ushtrim të thjeshtë: ulu, çliroje veten nga mendimet, merr frymë thellë. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale të pëllëmbës së dorës tjetër. Masazho pëllëmbën e majtë nga e majta në të djathtë. Përsërite masazhin në dorën tjetër nga e djathta në të majtë sipas principeve të refleksologjisë, këto lëvizje stimulojnë zorrën e trashë.

Provo çajrat
Kundër fryrjeve së stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatit një çaj kamomili dhe portokallieje të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë dhe lëreni të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.
TIPS-Si të përdorim maskën dhe kremin e flokëve


1.   Asnjëherë mos e përhapni kremin ose maskën e flokëve afër rrënjës së tyre.
2.   I shplani gjithmonë flokët me ujë të vakët dhe në vazhdim me të ftohtë që të marrin më shumë shkëlqim.
3.   Përhapni maskën e flokëve në flokë të larë dhe të fshirë mirë dhe me drejtim nga rrënja drejt majave, në mënyrë që të mbyllen leskërat e fijes së flokut.
4.   Mos i lani flokët tuaj më shpesh sesa duhet, sepse u prishet ngjyra dhe me kalimin e kohës humbasin shkëlqimin.



Dëshiron që të të shkëlqejnë flokët, fillo të kujdesesh për to që tani!”



1. Sa më shumë që t'i lash flokët, ato do të jenë më të shëndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mendon. Flokët laji së paku dy herë në javë.


2. Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.

3. Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.



5. Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.

6. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!


7. Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.

9. Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.

11. Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.

12. Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.



13. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.

14. Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.

16. Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

17. Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

19. Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.


20. Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha.




Miqtë e flokëve :


• Krehrit me dhëmbë të mëdhenj
• Brushat e buta për flokë
• Balsamet dhe regjeneratorët
• Mbrojtësit nga nxehtësia
• Nënqethja e rregullt.

Armiqtë e flokëve

• Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit
• Ajri i ndotur
• Ngjyrosja
• Feni i papërshtatshëm
• Llastikët elastikë për flokë
• Dietat e papërshtatshme, posaçërisht ato në të cilat shmanget ushqimi i pasur me vitaminën B, që është më se e domosdoshme për flokë.


KËSHILLË + USHQIMI PËR FLOKËT

Menyja për flokët të shëndoshë

Sa herë ke pasur rast të dëgjosh fjalën e urtë: "Bukuria buron nga brenda!? Kjo vlen edhe për bukurinë flokëve, sepse atë që e hamë (apo nuk e hamë) ndikon në pamjen e flokëve. Flokët patjetër duhet të furnizohem me sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe ndërtuese që janë tepër të domosdoshme për rritjen dhe cilësinë e tyre. Burimet më të mëdha të elementeve të tilla të rëndësishme gjenden në vitaminat dhe mineralet. Andaj, kujdes të plotë kushtoji ushqimit tënd!

Cilat vitamina dhe minerale ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e flokëve:

• Vitamina B5: vezët, mishi, mish peshku, drithërat, tharmi
• Vitamina H: të kuqtë e vezës, kërpudhat
• Vitamina A: mëlçia, gjalpi, vezët, karota, spinaqi, kajsia
• Vitamina C: magdanazi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli
• Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi
• Zinku: guacat, peshqit, mishi
• Bakri: bananet, dardhët, kumbullat, tharma e birrës, kakaoja
• Hekuri: pemët e thara, spinaqi, vezët.

A E DINI SE?
- Flokët tona përmbajnë mesatarisht 120 mijë qime, ndërkaq është e natyrshme që në ditë të bien deri në 100 sosh.

- Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri - më shpejt rriten verës sesa dimrit.

- Flokët ngjyrë të errët përherë duken më të shkëlqyeshme, nga ato ngjyrë të çelët, sepse ngjyra e errët është më e dendur dhe thith më shumë dritë.

- Frizeri nga distanca prej një kilometri mund të zbulojë femrën që pi shumë duhan, jo vetëm nga aroma e flokëve por edhe nga pamja e tyre. Pirja e duhanit i than flokët dhe i bën më pak të shkëlqyeshme
Maska nga kuzhina për fytyrë (2)
Aknet do të zhduken menjëherë nga fytyra, nëse i lyeni disa herë brenda ditës me një pambuk të lagur në lëngun e limonit. Të njëjtën gjë përsëriteni disa herë brenda ditës, derisa aknia të tërhiqet.
Maska nga avokado për lëkurë të thatë
Përzieni dy lugë mjaltë me ca avokado të shtrydhur, një lugë uthulle të mollës, tri lugë vaj ulliri dhe tri lugë të ndonjë kremi i cili ka pH-faktorin neutral. Mbajeni këtë maskë në fytyrë 20 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Në këtë mënyrë lëkura fiton lagështi të posaçme, bëhet e njomë, ndërsa acidet esenciale të avokados ndihmojnë në përtëritjen e indit lëkuror.

Maskë për lëkurë të yndyrshme dhe format tjera të lëkurës
Një lugë tharmi të freskët me dy lugë nga gjethet mendër, të zbutura në ujë, dhe dy lugë të ndonjë kremi me pH-faktorin neutral, vendosini në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 15 minuta, pastaj fytyrën e lani me ujë të vakët. Në fund vendoseni kremin të cilën zakonisht e përdorni.

Maskë nga dredhëzat
Përzieni disa dredhëza dhe vendosini në fytyrë. Pas 10 minutash largojeni maskën. Fytyrën lajeni, në fillim me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohtë dhe lyejeni me vaj nga bajamja ose me vaj ulliri. Kjo maskë rekomandohet vetëm për ata të cilët nuk janë alergjik në dredhëza.

Maskë përkëdhelëse
Përzieni dy lugë nga lëvozhga e grimcuar e limonit, dy lugë mielli të misrit, gjashtë lugë bajame të grimcuara dhe dy deri tri lugë ujë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe bëni masazh të butë me lëvizje rrethore për disa minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir të butë dhe në fund vendosni krem hidratues.


--Kjo maske kombinon avocadon, qe eshte i pasur ne vit.E, karoten, qe ka nje permbajtje te larte beta-karoteni dhe antioksidantesh dhe ajken, qe eshte e pasur me kalcium dhe proteina. Keta perberes e rigjenerojne kolagjenin e lekures, permiresojne tonin e saj si dhe zbusin shenjat e moshes.


Per kete maske ju duhet:


1 avocado, i shtypur ne forme pureje


1 karrote, e zier dhe e shtypur


1 luge ajke e paholluar qumeshti (double cream)


1 veze e rrahur


1 luge mjalt




Perziejini te gjitha keto ne nje ene derisa te perftoni nje mase homogjene. Me mollezat e gishtave duke masazhuar lehte shperndajeni ne fytyre dhe qafe dhe lijeni per 10-15 minuta. Shpelajeni me uje te ftohte dhe me pas aplikoni tonifikues (si psh ate me kastravec, shih me poshte).
Posted by Godsend at 11:14 0 comments  
Thursday, 7 February 2008
Cool as a cucumber



Duke vazhduar me fytyren, sot po ju jap nje recete per nje tonifikues shume te mire. E kam provuar dhe mund te them se nuk e zevendesoj as me nje te L'Orealit :).
Per kete ju duhet nje kastravec i mesem dhe 2 luge mjalte.

Kastravecin e qerojme, e ndajme ne copa dhe e fusim ne blender, derisa sa behet pure. Kete pure e hedhim mbi nje garze te vendosur mbi nje ene qelqi dhe e leme te kulloje per 15 min. Me pas, lengut te perftuar i shtojme mjaltin.

Menyra e perdorimit.

Para se ta perdorim, e tundim mire enen dhe ngjyejme copa pambuku ne te. Perdoret per fytyren, qafen dhe gjoksin, ne mengjes dhe darke dhe lihet te thahet vete, per 3-4 min.

Mund te ruhet deri ne nje jave ne frigorifer.

Posted by Godsend at 11:45 0 comments  
Saturday, 2 February 2008
Maske per fytyren
Duke patur parasysh hezitimin tim per te perdorur produkte kozmetike qe ne permbatje kane nje mori emrash te "frikshem" kimike, si dhe pasionin per te gjetur e perdorur receta, maska, e kura natyrore, mendova t'i ndaj me ju materialet qe kam grumbulluar prej vitesh.
Po e filloj me receten time me te dashur, nje maske per fytyren qe kam vite qe e perdor dhe nuk me ka zhgenjyer asnjehere. Nese vendosni ta provoni, do doja te dija mendimin tuaj.

Maske me banane dhe mjalte.
Shume e thjeshte. Ju duhet nje gjysem bananeje, e pjekur mire, nje luge kafeje mjalte dhe...kaq. Bananen shtypeni mire me pirun, derisa te perftoni nje mase te squllet dhe pa kokrra. Perzijeni me mjaltin dhe lyjeni fytyren me te, duke e masazhuar lehte me gishta. 7 minuta mjaftojne. Me pas lajeni fytyren me uje te vaket, derisa te mos kete mbetur asnje gjurme nga maska. Dhe ne fund shpelajeni me uje te ftohte. Rezultatin do ta shihni menjehere.
Posted by Godsend at 13:59 6 comments
Ruajtja e Dhëmbëve ...


Teknika e   Larjes   se   Dhëmbëve :

1.   Pastrimi   i dhembëve duhet   te   bëhet :
    pas qdo haje   , 2 deri 3 her   ne   dit  
gjithsesi   qdo her para gjumit   duhet pastruar   se paku   2minuta


2.   Gjithmon   perdoreni   pasten me flour   dhe mos e shperlani gojen
  pasi   ti   pastroni   dhembet   por   vetem pshtyni .


3.   ndrrojeni   brushen tuaj kur te vjetrohet ( qdo   3-4 muaj)

4.     Qdo antar I familjes duhet   te   ket   brushen   e tij



-Ushqimet e preferuara   per   dhembët   e   mir   jan : Buka, djathi, arrat , pemet, qumshti, dhe   uji mineral.


-Prodhimet   e   qumshtit   dhe   djathit   I mbrojn   dhemët .
Për shkëlqim në flokët tuaj


Që t’u jepni shkëlqim flokëve tuaj, trazoni 3 lugë gjelle birrë në gjysëm kupe ujë. Lajini dhe pastaj i lagni me perzierjen, dhe shplajini me ujë të vakët. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por do të kenë edhe fryrje.


Ngrijeni kokën ndaj dhimbjes :


Behari nuk na qetëson vetëm, por ekziston mundesia… që të na shkaktoje dhimbje koke, dhe kjo nuk është për shkak të shpenzimeve te pushimeve.
Muajt e nxehtë, mund te shkaktojnë dhimbje të ndryshme koke, duke filluar me një dhimbje të thjeshtë koke deri në një migrenë të fortë.
Mënyrat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen:
• Pini ujë të bollshëm. Dhe këtë sepse tharja është një nga faktorët më të rëndësishëm që shkaktojnë dhimbje koke. Gjithashtu ato çfarë pini mund të përmirësojnë ose të keqësojnë problemin. P.sh. çaji dhe pijet freskuese, megjithëse mund t’ju freskojnë, është mirë që të shmangen. Preferoni më mirë ujë ose lemonatë shtëpiake.
• Ne diell me kufi. Rrezet e diellit, nuk shkaktojnë vetëm plagë, por përforcojnë dhimbjet e kokës. Mbani kapele me strehë të madhe dhe kini me vete gjithmonë një shishe me ujë në mënzrë qe edhe te spërkateni me të.
• Kujdes nga aromat ”e fshehura”. Aromat e forta krijojnë ose keqësojnë problemin, sidomos në këtë periudhë kur përyihen bashkë me djersën. Nuk mjafton ti shmangeni vetëm aromës tuaj, sepse edhe mjaft kremëra kundra diellit, kane një farë përqindjeje.
• Bëni një program. Muajt e verës këshillohen për disa marrëveshje, të cilat mund t’ju krijojnë dhimbje koke. Mos shmangni asnjë vakt dhe mundohuni t’u shmangeni ushqimeve ”të rrezikshme” (p.sh djathërave me shumë yndyrë). Gjithashtu, mundohuni të flini mjaftueshëm.


I got my Myspace layout from pYzam.
MySpaceLayouts